Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva do të vizitojë Kinën këtë muaj i shoqëruar nga një delegacion prej 240 biznesmenësh, përfshirë 90 nga sektori i bujqësisë, tha sot një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Brazilit.
Sekretari i Promovimit të Tregtisë Daniel Fernandez theksoi se të gjitha ministritë e qeverisë do të përfaqësohen në vizitën në Pekin dhe Shangai nga 26 deri më 30 mars, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Sekretari i ministrisë për Azinë, Paqësorin dhe Rusinë, Eduardo Saboya, tha se Brazili shpreson të diversifikojë marrëdhëniet tregtare me Kinën./FolDrejt/