Ministri i Sigurisë Institucionale, gjeneral Augusto Heleno, konfirmoi të hënën vonë se Bolsonaro ishte në një spital ushtarak në Brasilia.
Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro është dërguar në një spital në kryeqytet për t’iu nënshtruar analizave për obstruksione të mundshme të zorrëve, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ministri i Sigurisë Institucionale, gjeneral Augusto Heleno, konfirmoi të hënën vonë se Bolsonaro ishte në një spital ushtarak në Brasilia.
Bolsonaro shpesh ka qenë nëpër spitale që kur një sulmues e goditi me thikë në bark gjatë një aktiviteti të fushatës para zgjedhjeve të 2018-ës. Ai ka bërë shtatë operacione që kur u bë president në vitin 2019.
Mediat braziliane theksuan se presidenti kishte ndier siklet që nga koha e drekës./FolDrejt/