Presidenti çek, Milos Zeman, ka bërë thirrje për mbështetje të mëtejshme për Ukrainën, përfshirë mbështetjen ushtarake, duke argumentuar se Rusia përfundimisht do të duhet të largohet nga Ukraina, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Jam i bindur se presioni i vendeve të lira herët a vonë do ta detyrojë Rusinë të largohet nga territori i Ukrainës”, tha Zeman në fjalimin e tij televiziv për Krishtlindje.
Ai tha se gjithmonë ka favorizuar marrëdhëniet ekonomike midis Republikës Çeke dhe Rusisë, por tani, siguria e botës është e kërcënuar.
Zeman konsiderohej më parë një kundërshtar i sanksioneve të ashpra të Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe shpesh ishte kritikuar si “pro-rus” përpara se të fillonte pushtimi./FolDrejt/