Presidenti i sapozgjedhur i Republikës Çeke, Petr Pavel, tha se në Forumin e Sigurisë së Mynihut të mbajtur së fundi, ai foli me presidentin francez Emmanuel Macron për ushtrinë evropiane ose të Bashkimit Evropian dhe se ata ranë dakord që në këtë moment ajo është më mirë të forcohet shtylla evropiane e NATO-s.
Pavel u tha gazetarëve se mbrojtja evropiane nuk ka të bëjë me shpalljen e një ushtrie të BE-së, por është më mirë të forcohet shtylla evropiane e NATO-s, transmeton Euraktiv, përcjell Fol Drejt.
“Ka pasur tashmë një lëvizje të madhe nga presidenti Macron – nga ushtria evropiane, për të cilën ai foli shumë vite më parë, deri tani kur tha se ne duhet të ndërtojmë një mbrojtje evropiane të bazuar në shtyllën evropiane të NATO-s. Është një ndryshim i arsyeshëm. ”, tha ai./FolDrejt/