Presidenti i Çekisë, Petr Pavel deklaroi se të rinjtë kanë informacion të mjaftueshëm për zhvillimet në vend dhe se është pro uljes së moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç.
Pavel preku çështjet aktuale në një shkollë që ai vizitoi në rajonin Moravio-Silezian të vendit, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ai tha se të rinjtë janë mjaft të informuar për ngjarjet në vend dhe se përfshirja e tyre në proceset vendimmarrëse në zgjedhje nuk do të përbëjë asnjë rrezik sigurie. “Unë jam për uljen e moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç”, tha Pavel.
Presidenti çek foli edhe për protestën e organizuar nga pedagogët që punojnë në departamentet verbale të universiteteve të ndryshme për shkak të pagave të ulëta. Ai tha se pedagogëve duhet t’u rriten pagat./FolDrejt/