Presidenti Erdoğan do të kryejë inspektime në rajon dhe në hapësirën ku janë ngritur tendat, të vendosura nga AFAD në stadiumin e qytetit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbërriti në qytetin Kahramanmaraş, raporton AA.
Erdogan u prit në aeroportin në Kahramanmaraş nga ministri i Brendshëm Süleyman Soylu dhe zyrtarë të tjerë, ndërsa më pas mori informacione lidhur me punimet e zhvilluara pas tërmetit.
Presidenti Erdoğan do të kryejë inspektime në rajon dhe në hapësirën ku janë ngritur tendat, të vendosura nga AFAD në stadiumin e qytetit.
Në rajon bashkë me presidentin Erdoğan mbërritën edhe nënkryetarët e Përgjithshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Binali Yıldırım dhe Numan Kurtulmuş, drejtori i Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiye-s, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalın, transmeton Fol Drejt.