Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në margjinat e samitit të Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi, që po mbahet në Astana, është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti Erdoğan u takua me presidentin Putin në margjinat e samitit të gjashtë të CICA-s në kryeqytetin Astana të Kazakistanit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ndërkohë bëhet e ditur se takimi i mbajtur mes Erdoğan dhe Putin në Pallatin e Pavarësisë, ku mbahet edhe samiti, vazhdon me dyer të mbyllura për median./FolDrejt/