Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha më herët se vendi i tij nuk do të lejojë Finlandën dhe Suedinë të anëtarësohen në NATO.
Finlanda dhe Suedia do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje me Turqinë për kundërshtimet e Ankarasë për anëtarësimin e dy vendeve nordike në NATO, tha sot presidenti finlandez Sauli Ninisto, transmeton Fol Drejt.
“Deklaratat nga Turqia ndryshuan shumë shpejt dhe u bënë më serioze ditët e kaluara. Por jam i sigurt se me një dialog konstruktiv do ta zgjidhim situatën”, pohon Ninisto, transmeton Reuters./FolDrejt/