Pranimi i Finlandës në NATO nuk është i drejtuar kundër asnjë shteti, tha presidenti i Finlandës Sauli Niinisto në një deklaratë me rastin e anëtarësimit të këtij vendi në NATO.
“Anëtarësimi i Finlandës në NATO nuk është i drejtuar kundër askujt. As nuk ndryshon themelet apo qëllimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë të Finlandës,” tha ai në një deklaratë të publikuar në Twitter.
Ai tha se Finlanda është një vend nordik i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm që përpiqet të zgjidhë mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore, transmeton Fol Drejt.