Presidenti francez Macron në një deklaratë të përbashkët në Pallatin Elysee ku priti kryeministrin armen Pashinyan, bëri thirrje për fillimin e negociatave për paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u takua në Paris me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Macron në një deklaratë të përbashkët në Pallatin Elysee ku priti Pashinyan, bëri thirrje që negociatat për paqe të përhershme mes Armenisë dhe Azerbajxhanit të fillojnë pa vonesë.
“Ditët e fundit kemi zhvilluar shumë biseda telefonike me Pashinyan. Ka shumë çështje të mbetura, ne i dimë këto dhe ato duhet të trajtohen vetëm me rrugën e negociatave”, tha Macron.
Ai vuri në dukje se situata në terren po bëhet gjithnjë e më kritike. Më tej Macron mbrojti idenë e tij se territoret armene janë vendosur në objektiv dhe se është shkatërruar infrastruktura civile.
Marrëdhëniet Armeni-Türkiye
Presidenti francez thekson se ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, İlham Aliyev dhe se i ka potencuar se çështjen lidhur me kufijtë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë mund ta diskutojë me Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera përkatëse për të siguruar paqe të përhershme.
Macron tërhoqi vëmendjen se kanë diskutuar edhe për çështjen e normalizimit mes Armenisë dhe Türkiye-s. Ai shtoi se hapat për normalizimin e marrëdhënieve mes Türkiye-s dhe Armenisë janë të rëndësishëm për paqen e rajonit./FolDrejt/