Macron theksoi se diskutuan krizat e ndryshme ndërkombëtare, partneritetin strategjik dypalësh dhe sigurinë ushqimore
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u takua në pallatin Elysee në Paris me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë në Twitter lidhur me takimin, Macron theksoi se diskutuan krizat e ndryshme ndërkombëtare, partneritetin strategjik dypalësh dhe sigurinë ushqimore.
Ndërsa Modi në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, tha: “Vizita ime në Francë ishte e shkurtër, por kaloi frytdhënëse”.
Mes Francës dhe Indisë ka bashkëpunime në fusha të ndryshme, informoi Modi duke shtuar se Franca është një prej partnerëve kryesor të vendit të tij.
Në anën tjetër rikujtohet se Modi që nga viti 2017 e deri më tani ka vizituar tre herë Parisin./FolDrejt/