Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Doha në prag të ndeshjes së sotme.
44-vjeçari ka udhëtuar drejt Katarit posaçërisht për ndeshjen gjysmëfinale.
“Ne jemi të gjithë pas Les Bleus [Francës] për këtë fitore,” shkroi ai në Twitter.
“Pa harruar kurrë se sporti na bashkon mbi të gjitha në respektin dhe miqësinë mes dy kombeve tona”, ka shtuar ai, transmeton Fol Drejt.