Një takim mes presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillohet sonte në mbrëmje, raporton der Spiegel, përcjell Fol Drejt.
Sipas zyrës së Steinmeier, të dy presidentët planifikojnë t’iu bëjnë thirrje të përbashkët qyteteve dhe bashkive gjermane për të krijuar partneritete të reja me homologët e tyre ukrainas për t’i ndihmuar ata të kalojnë dimrin pas sulmeve masive të Rusisë në infrastrukturën energjetike. /FolDrejt/