Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka filluar vizitën zyrtare në Shqipëri e cila është vizita e parë e një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite.
Para vendit tonë, ai zhvilloi një vizitë edhe në Maqedoninë e Veriut. Gjatë vizitës atje ai foli për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se “propozimi franko-gjerman është i suksesshëm dhe po pranohet”. “Kjo mund të nxisë palët e interesuara drejt një zgjidhjeje”, u shpreh ai, ndërsa bëri apel që të vazhdohet bashkëpunimi në dialogun e lehtësuar nga BE./FolDrejt/