Presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen, vlerësoi se tani nevojiten “veprime të qëndrueshme dhe të guximshme” në lidhje me mbrojtjen e klimës në Austri.
Van der Bellen theksoi se ka 40 vjet që merret me krizën klimatike dhe se kjo temë do të jetë në fokus të punës së tij si më parë.
“Kam përshtypjen se shumë njerëz ende nuk e kuptojnë se ekzistenca e njerëzimit është në rrezik. Planeti ynë do të vazhdojë të rrotullohet, edhe pse qytetërimi njerëzor do të zhduket për shkak të mbinxehjes,” tha ai në një intervistë për të përditshmen vjeneze “. Kurir” lidhur me raportin e OKB-së për emetimet për vitin aktual./FolDrejt/