Në takim është theksuar se përgjegjësia për tensionin i takon tërësisht udhëheqjes politike të Armenisë dhe se situata operacionale përgjatë kufirit është nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, realizoi një takim me komandën e forcave të armatosura rreth provokimeve të Armenisë në kufi, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas një deklarate të Presidencës së Azerbajxhanit, në takim, ku janë prezantuar raportet përkatëse, është theksuar se janë parandaluar provokimet e kryera nga Forcat e Armatosura të Armenisë në kufirin e dy shteteve dhe janë përmbushur të gjitha detyrat dhe udhëzimet.
Në takim gjithashtu është theksuar se përgjegjësia për tensionin i takon tërësisht udhëheqjes politike të Armenisë dhe se situata operacionale përgjatë kufirit është nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit./FolDrejt/