Presidenti i Dumës ruse Vyacheslav Volodin, i cili mori pjesë sot në inaugurimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i përcolli presidentit të sapozgjedhur përshëndetjet e kolegut të tij rus Vladimir Putin dhe urimet për zgjedhjen e tij.
“Presidenti i Dumës së Shtetit përcolli përshëndetjet e sinqerta të presidentit rus Putin dhe e uroi atë për marrjen e detyrës në mandatin e ri pesëvjeçar”, thuhet në uebfaqen e Dumës ruse.
Erdogan sot edhe zyrtarisht mori edhe një mandat të ri presidencial pesëvjeçar, transmeton Fol Drejt.