Presidenti i EQAR-it, Karl Dittrich, pas takimit me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim do të kthehet shpejt në EQAR, Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe ENQA, Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Në konferencë për media pas takimit me Nagavcin në Prishtinë, ai u shpreh i bindur për rikthimin e AKA-s në këto dy institucione.
Dittrich ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të punojnë për të plotësuar kushtet për rikthim.