E ardhmja afatgjatë e Carlo Ancelotti në Bernabeu ka qenë e diskutueshme për një kohë tani, me menaxherin e Real Madridit të pasigurt nëse ai do të vazhdojë apo jo në Madrid përtej verës mes thashethemeve për interesim për vendin e lirë të ekipit kombëtar të Brazilit, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
Presidenti i Federatës braziliane Ednaldo Rodrigues ka konfirmuar interesimin e Brazilit për nënshkrimin e Ancelottit, madje duke e quajtur atë si opsionin e tyre të preferuar.
“Nuk po them se Ancelotti ka një ofertë nga ne, por ne po kontrollojmë nëse ai dëshiron të vijë. Ne kemi një plan A dhe e them për herë të parë sinqerisht. Nuk ka kuptim ta fshehim këtë, ai është i preferuari ynë”, tha ai.
Rodrigues vazhdoi duke komplimentuar Ancelottin për përvojën dhe menaxhimin e tij, si dhe dashurinë e tij për futbollin brazilian.
“Lojtarët që punojnë me të ose kanë punuar me të thonë se ai është një person shumë i hapur dhe i arsimuar, shumë i vlefshëm dhe i do lojtarët brazilianë dhe futbollin në vendin tonë. Këtë e kemi marrë parasysh”, shtoi ai. /FolDrejt/