Nëse merr ratifikimin e fundit të mbetur për kandidaturën e saj në NATO, Finlanda është e gatshme t’i bashkohet Aleancës së Atlantikut të Veriut pavarësisht se çfarë përparimi ka bërë Suedia në procesin e anëtarësimit, tha sot presidenti finlandez Sauli Niinisto.
Parlamenti finlandez nisi procesin e ratifikimit të anëtarësimit të këtij vendi nordik në NATO, pavarësisht se si Suedia ashtu edhe Finlanda parashtruan kërkesë për anëtarësim në aleancë në të njëjtën kohë.
Megjithatë, Turqia ende paraqet një pengesë për hyrjen e Suedisë, ndërsa anëtarësimi i Finlandës nuk është më problem, raporton Bloomberg./FolDrejt/