Pas dekadash neutraliteti, Finlanda dhe Suedia dorëzuan zyrtarisht dje kërkesën e tyre për anëtarësim në NATO
Presidenti finlandez Sauli Ninisto tha sot se Finlanda është e hapur për bisedime mbi shqetësimet e Turqisë për aplikimin e saj për anëtarësim në NATO, duke shtuar se vendi i tij është i gatshëm të angazhohet për sigurinë e Ankarasë.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ku priti liderët e Finlandës dhe Suedisë pas aplikimit të tyre zyrtar për anëtarësim në NATO, presidenti amerikan Joseph Biden tha se administrata e tij po i dorëzonte Kongresit sot raporte për pranimin e dy vendeve në NATO, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.