“Shpreha mendimin se, si aleatë të NATO-s, Finlanda dhe Turqia do të angazhohen për sigurinë reciproke dhe se në këtë mënyrë marrëdhëniet tona do të forcohen”, shkroi Ninisto në Twitter pas bisedimeve me liderin turk.
Presidenti finlandez Sauli Ninisto tha sot se kishte bisedime “të hapura dhe të drejtpërdrejta” me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për aplikimin për anëtarësim në NATO.
Erdogan ka vënë në dyshim publikisht nëse Finlanda dhe Suedia duhet të lejohen të bashkohen me Aleancën, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.