Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka anuluar vizitën e planifikuar për nesër në Kiev për arsye sigurie, njoftoi sot e përditshmja “Bild”, duke cituar burime qeveritare në Ukrainë dhe Berlin.
Zyra e Presidentit të Gjermanisë refuzoi të komentojë këtë informacion.
Gazeta thekson se Ministria e Punëve të Jashtme gjermane, Ministria e Brendshme dhe autoritetet e sigurisë e këshilluan atë të mos shkonte, por se vizita do të bëhet së shpejti, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.