Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, bëri sot thirrje për krijimin e një gjykate për krimet e luftës të kryera në Ukrainë, para së cilës do të duhej të përgjigjen edhe politikanët.
Steinmeier i tha SPIEGEL se kushdo që është përgjegjës për krimet duhet të mbahet përgjegjës.
“Kjo përfshin ushtarë, por edhe komandantë ushtarakë. Sigurisht, ata që kanë përgjegjësi politike”, nënvizoi presidenti gjerman./FolDrejt/