Frank-Walter Steinmeier është presidenti i parë gjerman që mban një fjalim përkujtimor në përvjetorin e kryengritjes së Getos së Varshavës, në të cilën u vranë ose u dëbuan pothuajse 56 mijë hebrenj 80 vjet më parë, raporton Deutsche Welle (DW).
Presidenti gjerman kërkoi falje të mërkurën në përkujtimin e përvjetorit të kryengritjes së getos së Varshavës, përcjell Fol Drejt.
“Unë qëndroj para jush sot dhe kërkoj falje,” tha Steinmeier në një shërbim përkujtimor në Varshavë./FolDrejt/