Një zëdhënës i Gardës Revolucionare, Ramadan Sharif, tha se “kjo vrasje vetëm e forcon vendosmërinë e Gardës për t’iu kundërvënë armiqve të Iranit”.
Irani do të hakmerret për vdekjen e kolonelit të Gardës Revolucionare Sayad Hodai, deklaroi sot presidenti i këtij vendi, Ebrahim Raisi.
“Kam urdhëruar forcat tona të sigurisë që ta marrin seriozisht këtë çështje dhe nuk kam asnjë dyshim se hakmarrja do të merret për derdhjen e gjakut të pastër të dëshmorit tonë,” tha Raisi, një ditë pasi dy persona me motor vranë një oficer elitar në Teheran, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.