Presidenti Italian, Sergio Mattarella dhe Ministrja Universitetit dhe Kërkimit Shkencor Maria Cristina Messa kanë mbërritur këtë pasdite në Shqipëri.
Dy zyrtarët e lartë italian u pritën në aeroport nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila postoi në Facebook foto nga mbërritja e kolegëve të saj.
“E nderuar që së bashku me Ambasadorin z. Fabrizio Buçi mirëpritëm në Aeroportin “Nënë Tereza” Presidentin e Republikës së Italisë z. Sergio Mattarella dhe Ministren e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor znj. Maria Cristina Messa, të cilët do të zhvillojnë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri”, shkruan Kushi në Facebook./abcnews.al/