Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi sot se vendet e Bashkimit Evropian duhet të shqyrtojnë mënyrat për të ofruar azil për ushtarët rusë që janë të gatshëm të largohen nga fushat e betejës ukrainase.
Duke iu drejtuar Parlamentit Evropian, Michel shprehu “zemërim për krimet kundër njerëzimit, kundër civilëve të pafajshëm në Bucha dhe shumë qytete të tjera”, dhe më pas u bëri thirrje ushtarëve rusë që të mos zbatojnë urdhrat, shkruan agjencia AP, përcjell FolDrejt.
“Nëse nuk doni të merrni pjesë në vrasjen e vëllezërve dhe motrave tuaja ukrainase, nëse nuk doni të bëheni kriminelë, hidhni armët, ndaloni së luftuari, largohuni nga fusha e betejës”, tha Presidenti i Këshillit Evropian./FolDrejt/