Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Hong Kongun për të festuar 25-vjetorin e kthimit të ish-kolonisë britanike Kinës, njoftuan mediat lokale.
Xi gjithashtu do të marrë pjesë në “ceremoninë e inaugurimit të qeverisë së mandatit të gjashtë të Rajonit Special Administrativ të Hong Kongut”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Kinës Xinhua, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Hong Kongu iu dorëzua Kinës më 1 korrik 1997, pas 156 vjetësh sundim kolonial britanik./FolDrejt/