Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, deklaroi se ambicia bërthamore në rritje dhe testimet raketore të Koresë së Veriut përbëjnë “një kërcënim serioz”.
Presidenti Yoon bëri vlerësime për agjencinë Associated Press në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, ku ai theksoi se testimet raketore, ambicia bërthamore në rritje dhe veprimet e tjera provokatore të Koresë së Veriut përbëjnë “një kërcënim serioz”, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Yoon tërhoqi vëmendjen se ky kërcënim ka të bëjë me cilësinë, që sipas tij mund të shkaktojë një përllogaritje të gabuar të rrezikshme dhe të ndezë një konflikt më të gjerë.
Presidenti i Koresë së Jugut përsëriti thirrjen e tij për bashkëpunim më të ngushtë me SHBA-në dhe Japoninë në fushën e sigurisë, për t‘iu kundërvënë situatës së rrezikshme që Koreja e Veriut ka shkaktuar.
“Në histori kemi parë që përllogaritjet e gabuara kanë shkaktuar shumë herë luftëra serioze. Arsenali bërthamor në rritje i Koresë së Veriut është kërcënim i drejtpërdrejtë për SHBA-në, Korenë e Jugut dhe Japoninë”, tha ai.
Yoon Suk Yeol u shpreh se provokimet e paligjshme të Koresë së Veriut mund të përfundojnë vetëm duke rritur kapacitetin e vendit lidhur me sigurinë dhe duke forcuar edhe më shumë bashkëpunimin e sigurisë me SHBA-në dhe Japoninë.
Ai përsëriti se e sheh të drejtë bashkëpunimin e SHBA-së dhe Koresë së Jugut të cilët janë të ekspozuar ndaj kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut.
Duke vlerësuar negociatat me Korenë e Veriut, Yoon u shpreh se bisedimet e neglizhuara politikisht kanë dështuar në eliminimin e programit bërthamor të administratës së Phenianit.
Ndër të tjera, Yoon shtoi se Koreja e Veriut ka ndërprerë të gjitha kanalet e komunikimit me vendin e tij./FolDrejt/