Presidenti i La Ligës spanjolle, Javier Tebas tha sot se klubi i futbollit Barcelona nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj për momentin, raportojnë mediat spanjolle.
Barcelona prej vitesh është në një situatë të vështirë financiare, për këtë arsye ka probleme me regjistrimin e lojtarëve, pasi në të kundërt do të shkelte rregullat e “fair play”-it financiar.
Drejtuesit e klubit katalanas planifikojnë të rikthejnë në fund të sezonit në “Nou Camp” futbollistin argjentinas Lionel Messi, i cili ka kontratë me Parisin deri më 30 qershor të këtij viti, transmeton Fol Drejt.