Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, shkroi në Twitter më 10 dhjetor se oferta e Bjellorusisë për të transportuar grurë ukrainas përmes territorit të saj në Lituani është vetëm një përpjekje tjetër për t’i shpëtuar sanksioneve, sepse drithi ukrainas tashmë udhëton përmes Polonisë dhe vendeve të tjera në portet e Balltikut, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
“Është një kurth. Le të mos biem në të”, tha Nauseda.
Bjellorusia i tha OKB-së se do të lejonte tranzitin e drithit nga Ukraina përmes territorit të saj për eksport nga portet lituaneze, tha një zëdhënës i OKB-së më 10 dhjetor.
Bjellorusia kërkoi gjithashtu që të lejohej të eksportonte produktet e saj të plehrave që aktualisht janë nën sanksionet perëndimore. Ukraina nuk u pajtua me propozimin. /FolDrejt/