Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, vlerësoi se për të përmirësuar gjendjen në Kosovë duhet të mbahen zgjedhje të reja në komunat në veri dhe të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.
Milatoviq ka thënë për Standardin vjenez, duke folur për situatën në Kosovë, se sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it ishte absolutisht i papranueshëm, transmeton portali RTCG.
“Këta ushtarë bënë një punë mjaft të mirë në mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë së kishës serbe në Kosovë, e cila është një lidhje e rëndësishme me popullin e Malit të Zi, sepse shumica e njerëzve në Mal të Zi janë besimtarë të Kishës Serbe. Për t’u përmirësuar situata, duhet të mbahen zgjedhje të reja në komunat veriore të Kosovës dhe Kosova duhet të ndërtojë një bashkim për komunat veriore”, ka theksuar Milatoviq./FolDrejt/