Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për Kosovën në rrugëtimin e saj evropian.
Ai tha se RMV është e përkushtuar të kontribuojë në ruajtjen e stabilitetit në rajon, përfshirë edhe përmes angazhimit në misionin e KFOR-it në Kosovë.
“Të dyja shtetet kultivojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, me dialog të hapur në të gjitha nivelet. Shprehëm interes për përparim të tij në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. I mbështesim aspirimet euroatlantike të Kosovës. Si anëtare e NATO-s japim kontribut aktiv në mbështetjen e paqes në Kosovë nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it.“, shkroi Pendarovski në rrjetin social “X”.