Presidenti peruan Pedro Castillo anuloi urdhrin për vendosjen e shtetrrethimit, i cili u miratua të hënën pas protestave të përhapura dhe pakënaqësive të qytetarëve të shprehura në të gjithë vendin.
“Unë duhet të njoftoj se ne do të revokojmë urdhrin e shtetrrethimit tani e tutje. Tani po i bëjmë thirrje popullit të Perusë të qëndrojë i qetë”, tha Castillo në një seancë me kongresmenët peruan, shkruan Reuters, përcjell FolDrejt.
Peruja u godit nga një valë demonstratash për shkak të rritjes së mprehtë të çmimeve të karburanteve dhe plehrave, të cilat u përshpejtuan pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, megjithëse qeveria e atij vendi të Andeve po përpiqet të frenojë rritjen e çmimeve./FolDrejt/