Presidenti polak Andrzej Duda tha sot në një konferencë të përbashkët me presidentin amerikan Joe Biden se ai tregoi me vizitën e tij të djeshme në Kiev se “bota e lirë nuk ka frikë nga asgjë”, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Duda dhe Biden folën para Kështjellës Mbretërore në Varshavë në prag të përvjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë.
“Ukraina nuk ra falë heroizmit të ushtarëve të saj dhe mbështetjes që i erdhi. Ukraina duhet ta fitojë luftën, besoj se Rusia do të duhet të largohet nga territori ukrainas”, tha Duda./FolDrejt/