Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa mbërriti në Ukrainë të premten si pjesë e një misioni paqeruajtës afrikan, njoftoi presidenca e Afrikës së Jugut në Twitter, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Ramaphosa pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten dhe më pas të udhëtojë në Rusi të shtunën për bisedime me Vladimir Putin në Shën Petersburg.
Presidenca e Afrikës së Jugut publikoi një video të mbërritjes së Ramaphosa-s pasi udhëtoi nëpër Poloni.
Së bashku me presidentin senegalez Macky Sall, Ramaphosa kryeson një delegacion që përfshin krerët e Zambisë dhe Komoros dhe kryeministrin egjiptian.
Misioni paqeruajtës mund të propozojë një sërë “masash për ndërtimin e besimit” gjatë përpjekjeve fillestare të ndërmjetësimit, sipas një projekt-dokumenti kuadër të parë nga Reuters.
Dokumenti thekson se qëllimi i misionit është të “promovojë rëndësinë e paqes dhe të inkurajojë palët të bien dakord për një proces negociatash të udhëhequr në mënyrë diplomatike”.
Këto masa mund të përfshijnë tërheqjen e trupave ruse, heqjen e armëve taktike bërthamore nga Bjellorusia, pezullimin e ekzekutimit të një urdhër-arresti të gjykatës penale ndërkombëtare që synon Putinin dhe lehtësimin e sanksioneve. /FolDrejt/