Presidenti i rrëzuar i Perusë, Pedro Castillo, i cili ndodhet në burg që prej 7 dhjetorit për “rebelim” dhe “komplot”, kërkoi nga gjykata të lirohej dhe mohoi se ai kishte tentuar një grusht shteti.
Kërkoj të ndalet urrejtja dhe kërkoj të lirohem sepse është e drejta ime”. Unë kurrë nuk kam kryer krimin e rebelimit”, tha 53-vjeçari Castillo gjatë një seance virtuale të Gjykatës së Lartë mbi apelin që ai bëri.
Mbrojtja kërkon lirimin e Castillo nga burgu në kazermën e policisë në Lima, ku pritet të kalojë 18 muaj.
Si një mbështetës i së majtës radikale, Castillo u zgjodh president i republikës në vitin 2021.
Ai u arrestua pasi tentoi të shpërndante parlamentin më 7 dhjetor, duke njoftuar se do të qeveriste me dekret deri në zgjedhjen e mbledhjes së re.
Parlamenti e quajti një procedurë të tillë një “grusht shteti” dhe shkarkoi Castile.
Castillo, një mësues me origjinë nga fshati, kaloi më pak se një vit e gjysmë në detyrë, në kushtet e një krize të thellë politike.
Pas arrestimit të tij, pasuan protesta të mëdha dhe arrestime.
Në një përpjekje për të zbutur krizën, parlamenti miratoi shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme nga viti 2026 në prill 2024./FolDrejt/