Aleksandar Vuçiq, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po planifikon nismën e radhës për përjashtimin potencial të Federatës Ruse nga Kombet e Bashkuara për të përshpejtuar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
”Ata planifikojnë të thërrasin një debat për përjashtimin e Rusisë nga OKB-ja duke u bazuar në nenin 6 të Kartës së OKB-së. Pas kësaj do të ketë presion mbi Kinën për të ndryshuar Rezolutën 1244 dhe pas ndryshimit të Rezolutës 1244 nuk do të kemi bazë ligjore që të thirremi në të drejtën ndërkombëtare për të ruajtur integritetin tonë territorial, siç e kemi sot. Dhe më pas do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës nga ato shtete të NATO-s dhe BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë”.
Këtë reagim presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e bëri pas një mbledhjeje urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në të cilën u miratua një rezolutë në kuadër të së cilës, dënohet pushtimi rus në Ukrainë.
Serbia, dënoi pushtimin rus dhe votoi pro kësaj rezolute./FolDrejt/