B92 i referohet fjalës që përzgjodhi në llogarinë e tij në Instagram, ku publikoi mesazhin “uniteti.” Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq edhe një herë ritheksoi gatishmërinë e shtetit, për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, shkruan Fol Drejt.
Pasi tregoi për takimin me Kryeministrin Orban, ai shtoi se fjala unitet simbolizon nevojën për të qenë pranë njëri tjetrit sepse “vetëm me serbët e bashkuar” mund t’ia arrijmë qëllimit.
Më tutje, sipas Vuçiq, uniteti është i nevojshëm së tepërmi “në luftën për ruajtjen e Kosovës, prandaj nga Kuvendi kam kërkuar që rreth kësaj çështje të lëmë dallimet partiake dhe me përgjegjësi të nisemi në zgjidhjen e kësaj çështje kyçe nacionale.”
Më tutje ai ka thënë se do të udhëtojë për në ShBA, ku me 21 shtator do të flas në Asamblenë e 77 të përgjithshme të OKB në Nju Jork./FolDrejt/