Presidenti i Serbisë ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Kjo për shkak të ngjarjeve të fundit në Ukrainë, transmeton Fol Drejt.
Seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pritettë fillojë në orën 13.00, menjëherë pas takimit që presidenti Aleksandar Vuçiq do ta ketë me ambasadorët e Quintit.
Pas seancës së Këshillit, në ora 15:00 është caktuar mbledhja e Qeverisë, ku Vuçiq do t’u drejtohet anëtarëve të ekzekutivit serb, raporton Tanjug.
Vuçiq tha të mërkurën nga Madridi se në 48 orët e ardhshme do t’i përgjigjet kërkesave të BE-së për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së në lidhje me Rusinë.
Sipas tij Serbia është në një situatë shumë të vështirë dhe është nën presion të madh për t’u anëtarësuar në BE dhe për të dënuar lëvizjet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, si dhe për të kërkuar që vendi i tij të vendosë sanksione ndaj Rusisë./FolDrejt/