Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka folur për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit të Kosovës nga Policia e Serbisë, duke thënë se ky është një akt i rëndë provokativ që qëllim ka destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.
“E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë”, është shprehur presidenti Begaj.
Ndër të tjera, ai i bëri thirrje ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë dhe të dekurajojnë veprime të tjera të ngjashme.
“Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me ShBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, ka thënë ai, përcjell Fol Drejt.