Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kosovë.
Kjo vizitë e presidentit Begaj po bëhet me rastin e 15-vjetori të pavarësisë, përcjell Fol Drejt.
Begaj u prit nga presidentja Vjosa Osmani me ceremoni shtetërore, para Presidencës.
Të dy homologët do të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura, ndërkohë që më vonë pasdite, Begaj do të pritet edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Begaj do të qëndrojë në Kosovë deri më datën 18 shkurt./FolDrejt/