Lideri i Aeancës Kosova e Re (AKR-së), Behgjet Pacolli, është takuar me presidentin e Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardi, transmeton Fol Drejt.
Vet Pacolli, nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka njoftuar se ky takim është në vazhdën e turneut të tij në Afrikë.
“E vazhdova turin tim në Afrikë, në Sudanin e Jugut, ku pata një takim shumë të mirë me presidentin Salva Kiir Mayardi, për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Sudanit të Jugut. Pres një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Sudanit të Jugut si dy shtetet më të reja në botë”, ka shkruar Pacolli./FolDrejt/
I continued my tour in #Africa in South Sudan where I had a great meeting with President Salva Kiir Mayardi on the relations between #Kosovo & #SouthSudan.
I look forward to a new chapter in the relations between #Kosovo & #SouthSudan as the two youngest countries in the world. pic.twitter.com/x8Wjb0bwTs
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) July 21, 2022