Presidenti i Tunizisë, Kais Saied, ka komentuar krizën e emigrantëve dhe presionin me të cilin përballen vendet e Evropës Jugore, veçanërisht Italia, e cila po vuan peshën më të madhe të valës së emigrantëve, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Pak orë para takimit me kryeministrin e Holandës, presidenten e Komisionit Evropian dhe kryeministren e Italisë, Saied theksoi se nuk do të pranonte zgjidhje që do të dëmtonin Tunizinë.
“Tunizia nuk do të pranojë të bëhet roje kufitare për vendet e tjera. Zgjidhja nuk do të jetë në dëm të Tunizisë. Ne nuk mund të jemi roje për vendet e tyre,” tha Saied gjatë një vizite në qytetin port Sfax, i cili është i famshëm për pikën e nisjes së emigrantëve drejt Bashkimit Evropian, në radhë të parë në Itali.
Kur bëhet fjalë për zgjidhjet e mundshme, Italia është në favor të lidhjes së një marrëveshjeje partneriteti me Tunizinë që do t’i lejonte asaj deportimin e emigrantëve që nuk plotësojnë kushtet për azil në këtë vend.
Gjithashtu, zyrtarët evropianë, nëse arrijnë marrëveshje me Tunizinë, do të avokojnë për zhbllokimin e fondeve të FMN-së për këtë vend, i cili ndodhet në një krizë të madhe ekonomike.
Pas takimit me Presidentin e Tunizisë, foli kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila tha se po mendohen masa të shumta për përmirësimin e ekonomisë së vendit.
“Ne po shqyrtojmë ndihmën prej 900 milionë euro si dhe ndihmën prej 150 milionë euro që do të lidhej me buxhetin”, tha presidentja e Komisionit Evropian. /FolDrejt/