Marrëdhëniet midis dy vendeve u tensionuan pas vrasjes së gazetarit Jamal Kashogi në konsullatën saudite në Stamboll në tetor 2018 dhe Erdogan akuzoi “nivelet më të larta” të qeverisë saudite për lëshimin e urdhrave për atë akt.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po zhvillon sot një vizitë dy-ditore në Arabinë Saudite, shkruan Reuters, duke theksuar se kjo është kulmi i përpjekjeve disamujore të Ankarasë për të përmirësuar marrëdhëniet me Riadin, transmeton FolDrejt.
Sipas zyrës së presidentit turk, Erdogan do të diskutojë marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Riadit në takimet me zyrtarët sauditë, si dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin, shkruan agjencia britanike./FolDrejt/