Italia është një nga vendet kandidate për organizimin e Euro 2032, kompeticion për të cilin janë në garë edhe Turqia e Rusia. Vendimi final do të merret në shtatorin e vitit të ardhshëm.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një prononcim për GDS ka folur rreth situatës problematike që ekziston në stadiumet italiane, shumica e të cilëve janë rinovuar për herë të fundit në vitin 1990.
Duket se UEFA nuk është e bindur nga infrastruktura e stadiumeve italiane dhe u ka bërë me dije se vështirë se mund ta fitojnë një organizim të tillë.
Përveç stadiumeve si “San Siro”, “Allianz Stadium” dhe “Olimpicoa”, stadiumet tjera lënë shumë për të dëshiruar, kur flasim për organizimin e Kampionatit Evropian. /Telegrafi/