Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në një postim në platformën X, foli në lidhje me udhëheqjen e Edi Ramës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ai tha se Rama i tregoi botës se si duhet të sillet me Rusinë, përcjell Fol Drejt.
“I dashur
@EdiRamaal, sot në KS të OKB-së ju i treguat botës se si saktësisht duhet ta trajtojë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, u shpreh Zelenskyy.
Rama foli ashpër në lidhje me Rusinë, duke e përmendur edhe Kosovën, përkatësisht duke ia bërë me dije Rusisë se Kosova është një vend i pavarur./FolDrejt/
Dear @EdiRamaal, today at the UNSC you showed the world how to correctly handle Russia, its lies, and its hypocrisy. I thank you for steering the Presidency in such a principled manner. pic.twitter.com/0wKca8xZon
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 20, 2023