Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka pritur sot në zyrë Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
Presidenti tha se suksesi i punës së zonjës Bregu do të jetë edhe sukses për bashkëpuninimin rajonal.
“Kënaqësi e veçantë të takohesha me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu. Suksesi i punës së saj do të jetë sukses i #RCC dhe i bashkëpunimit rajonal. Mbështetje të plotë projekteve që nxisin ndërlidhjen dhe pajtimin rajonal”, shkruan Meta.