Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nesër në Moskë do të diskutojë për marrëveshjen bërthamore të Iranit me presidentin iranian, Ibrahim Reisi, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratën me shkrim të Kremlinit thuhet se në takimin mes Putinit dhe Raisit do të diskutohet për zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën e marrëdhënieve dypalëshe, tregtisë dhe ekonomisë.
Të dy udhëheqësit do të diskutojnë mbi çështjet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale si dhe për çështjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit, shkruan AA.
Raundi i 8-të i negociatave për rizbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore të Iranit, i quajtur Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit, në Vjenë të Austrisë, ka vijuar pa ndërprerje që nga 3 janari, pas një pauze 3-ditore për shkak të vitit të ri.